Të dënuarit/ Ashpërsohen masat, takime njëherë në muaj dhe përgjime telefonatash

Publikuar tek: aktualitet, më 06:50 01-08-2015 Të dënuarit/ Ashpërsohen masat, takime njëherë në muaj dhe përgjime telefonatash Foto ilustruese

Ministria e Drejtësisë ka vendosur ashpërsimin e masave për të dënuarit të cilët dyshohet se nga qelitë e burgut mund të kryejnë veprimtari kriminale apo mbajnë kontakte me eksponentë kriminalë., sipas projektligjit të ri.

Kështu projektligji, raporton GSH, kufizon takimet me familjarët, marrjen e sendeve nga jashtë, gjithashtu kufizohen ndjeshëm telefonatat, madje edhe mund të bëhet përgjimi i tyre. Pezullimi mund të kërkohet edhe nga ministri i Brendshëm dhe pasi të shqyrtohet kërkesa, ministri i Drejtësisë, mund ta urdhërojë atë.

Në nenin 6  shtohet neni 6/1, në pikën e parë ku thuhet:“Për të dënuarit që vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë, në raste të jashtëzakonshme revolte ose në situata emergjence, ministri i Drejtësisë, mund të pezullojë në institucion ose në një pjesë të tij aplikimin e rregullave normale të trajtimit të të burgosurve.

Kur pezullimi është i motivuar për vendosjen e rendit dhe sigurisë, relacioni parashikon:

“Në të tilla raste, edhe me kërkesën e ministrit të Punëve të Brendshme, ministri i Drejtësisë mund të vendosë pezullimin në institucion ose në një pjesë të tij aplikimin e rregullave normale të trajtimit të të burgosurve, në përputhje me nevojat e rendit dhe të sigurisë. Pezullimi përfshin kufizimet e nevojshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë në institucion, si dhe për të parandaluar lidhjet me jashtë të të dënuarve për këto vepra penale. Në të tilla raste, masa mund të zgjasë deri në një vit dhe mund të zgjatet në mënyrë të njëjtë për një periudhë të mëtejshme 1-vjeçare, kur ka dyshime të bazuara se vazhdojnë përpjekjet për të mbajtur lidhjet me elementë kriminalë nga jashtë”, thuhet në relacion.

Projektligji parashikon gjithashtu se “Ndaj urdhrit të ministrit të Drejtësisë për pezullimin e regjimit normal të trajtimit të të dënuarit, mund të bëhet ankim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor ku ndodhet institucioni, brenda 10 ditëve”. Por, ankimi nuk pezullon zbatimin e regjimit të posaçëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I dërgon vëllait në burg sharrë metalike për tu arratisur, arrestohet 38 vjeçari në Lezhë
Hëna shfaqet e plotë për të dytën herë. Nuk i shpëton syrit të Armando Babanit »
Article Logic
Execution time: 0.013289928436279
array(1) { ["section"]=> string(84) "te-denuarit-ashpersohen-masat-takime-njehere-ne-muaj-dhe-pergjime-telefonatash-17466" }