Të dënuarit e 313-tës kërcënojnë me grevë, sot dhe nesër transferimi

Publikuar tek: aktualitet, më 11:27 06-02-2015 Të dënuarit e 313-tës kërcënojnë me grevë, sot dhe nesër transferimi

Në kohën kur jugu i vendit është përmbytur dhe autoritetet janë të fokusuara në ndihmë të banorëve, të burgosurit e 313-tës në kryeqytet kërcënojnë për grevë urie.

Mësohet se të dënuarit në burgun 313 janë shumë të revoltuar , pasi  75 të burgosur  janë duke kërcënuar me protesta në rast se nuk ulet numri i të dënuarëve në dhomat ku banojnë. Një dhomë e burgut ka përgjithësisht deri në 13 të dënuar.

Mbipopullimi i dhomave të vuajtjes së dënimit është bërë shpeshherë problem në media, pasi të burgosurit e shohin të vështirë jetesën aty. Institucionet e dënimit në vend kanë një kapacitet më të madh nga ç’mund të mbajnë të të dënuarëve.

Në burgun 313 një dhomë mban deri në 15 të burgosur, për një hapsirë jo më të madhe se 25 metër katrorë.

Pas një inspektimi nga Avokati i Popullit të bërë në këtë institucion është dalë në përfundimin se kushtet janë të papërshtatshme për mbajtjen e të paraburgosurve brenda qelive të 313-ës.

“Në përfundim inspektimi, pasi u njoh me të gjitha konstatimet e grupit inspektues si dhe me problematikat e ngritura nga ana e të dënuarve dhe të paraburgosurve, Avokati i Popullit parashtroi konkluzionet përfundimtare, duke rekomanduar si vijon: Marrjen e masave për mbylljen e këtij paraburgimi, si i papërshtatshëm me standardet e trajtimit të të paraburgosurve, të parashikuara në legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar”, thuhet në raport e Avokatit të Popullit. Transferimi do të kryhet gjatë ditë së sotme dhe të nesërme. Shkak i transferimit është rikonstruksioni i burgut 313.

Kurse drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, ka thënë kohë më parë se Komiteti i Parandalimit të Torturës (CPT), me Qendër në Strasburg, ka rekomanduar mbylljen dhe rindërtimin e këtij paraburgimi ose ngritjen e një paraburgimi të ri në Tiranë. Një gjë e tillë, thekson Zoto, nuk është bërë e mundur për mungesë fondesh, edhe pse natyrisht është një ndër projektet prioritare të institucionit që drejton.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E le edhe e fejuara e tretë, i riu i jep fund jetës
Noizy vazhdon aktivitetin, zgjedh një mënyrë për t’u “hakmarrë” ndaj reperave të Babastars »
Article Logic
Execution time: 0.015591859817505
array(1) { ["section"]=> string(72) "te-denuarit-e-313-tes-kercenojne-me-greve-sot-dhe-neser-transferimi-2503" }