Të dhënat e Bankers Petroleum, rrijte prodhimi me 1.4%, kompania shpon 12 puse të reja

Publikuar tek: ekonomi, më 17:15 15-07-2015 Të dhënat e Bankers Petroleum, rrijte prodhimi me 1.4%, kompania shpon 12 puse të reja

Një nga kompanitë më të mëdha të naftës që operon në vendin tonë, Bankers Petroleum ka publikuar të dhënat për tremujorin e dytë të vitit 2015. Sipas kompanisë së naftës prodhimi është rritur me 1.4% ndërsa janë shpuar edhe 12 puse të tjera.

Bankers ka shtur në tremujorin e dytë të 2015-ës 19,599 fuçi nafte në ditë. Çmimi mesatar për fuçi është 47.98 dollarë.

Shitjet e naftës gjatë tremujorit të dytë arritën një mesatare prej 19,599 fuçi në ditë, 3.4% më të ulëta se tremujori i mëparshëm prej 20,283 fuçi në ditë. Inventari i naftës bruto ishte 307,000 fuçi në fund të 30 Qershorit 2015, kundrejt 270,000 fuçi në 31 Mars 2015.

Çmimi mesatar i naftës së Patos-Marinzës ishte mesatarisht 47.98 Dollarë për fuçi (77% e çmimit  Brent  prej 61.92 dollarë/fuçi, kundrejt 39.66 dollarë për fuçi gjatë tremujorit të parë (74% e çmimit Brent prej 53.94 dollarë/fuçi).

Shitjet në eksport gjatë tremujorit të dytë përbëjne 78% të shitjeve totale, me një çmim mesatar eksporti prej 80% e çmimit Brent. Shitjet në tregun vendas ishin më të ulëta gjatë këtij tremujori pasi Bankers i është përgjigjur kërkesave më të lartë të tregjeve të eksporteve.

Gjatë 6 muajve të parë, shitjet mesatare të naftës ishin 19,899 fuçi në ditë kundrejt 20.036 gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2014. Çmimi mesatar i naftës gjatë gjashtë muajve të parë ishte rreth 43,74 dollarë/fuçi (75% e çmimit Brent prej 57.95 dollarë/fuçi) kundrejt 87 dollarë/fuçi (80% e çmimit Brent prej 108.93 dollarë/fuçi) gjatë gjashtë muajve të parë 2014.

Bankers shpoi një total prej 12 (dymbëdhjetë) pusesh në tremujorin e dytë; dhjetë (10) puse horizontalë, një (1) pus për depozitimin e ujit, dhe një (1) pus i abandonuar, pas incidentit të çlirimit të gazit në fillim të këtij tremujori. Pesë (5) prej puseve prodhuese janë duke prodhuar, pesë (5) të tjerët do të fillojnë prodhimin në fillim të tremujorit të tretë pas kompletimit të shpimit në të njëjtën zonë pusesh.

Në gjysmën e dytë të 2015 Bankers planifikon të shpojë pjesën e mbetur prej njëzetë e gjashtë (26) nga totali i gjashtëdhjetë (60) puseve të planifikuar pë t’u shpuar në 2015, duke përfshirë një (1) pus multilateral (shume trungjes) dhe një (1) pus në Kuçovë. Bankers e reduktoi numrin e sondave aktive në dy (2) në muajin shkurt në përgjigje të çmimeve të ulura të naftës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02038311958313
array(1) { ["section"]=> string(89) "te-dhenat-e-bankers-petroleum-rrijte-prodhimi-me-1-4-kompania-shpon-12-puse-te-reja-16261" }