Të dhënat e fundit nga tërmeti në Taiwan: 39 persona të vdekur, 118 të tjerë në kërkim

Publikuar tek: bota, më 10:16 08-02-2016 Të dhënat e fundit nga tërmeti në Taiwan: 39 persona të vdekur, 118 të tjerë në kërkim

Tërmeti i frikshëm me magnitutë 6.4 në Taiwan ka shkaktuar deri tani 39 viktima, ndërsa punonjësit e emergjencës janë ende në kërkim për 118 persona e tjerë.

Sipas CNN-it 2 persona kanë dalë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave orët e fundit. Një grua ka shpëtuar duke qënë poshtë burrit saj, i cili ka humbur jetën si edhe djali i vogël 2 vjeç që është gjetur ngjitur me ta. Punonjësit e emergjencës kanë shpëtuar edhe një burrë i cili ka qënë poshtë rrënojave më shumë se 48 orë.

Punonjësit e shpëtimit vijojnë hetimet për të gjetur persona që kanë mbijetuar nga tërmeti i frikshëm, ndërkohë që familjarët e njerëzve që janë në kërkim presin për një lajm pozitiv pak metra më larg. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018325090408325
array(1) { ["section"]=> string(90) "te-dhenat-e-fundit-nga-termeti-ne-taiwan-39-persona-te-vdekur-118-te-tjere-ne-kerkim-32015" }