Spanja shënon shifrën më të ulët të viktimave të Covid që prej 18 marsit.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 143 të vdekur nga koronavirusi, duke e çuar në total numrin e viktimave prej pandemisë në 26.621.
Kujtojmë se një ditë më parë, numri i të vdekurve të raportuar nga Ministria e Shëndetësisë ishte 179 dhe i bie që sot është ulur me 36 raste më pak.
Sai përket numrit të të infektuarve ka shkuar në 224.390 persona.