Të dhunuara dhe shtatzënë, realiteti i të miturave në Afganistan

Publikuar tek: bota, më 15:31 03-08-2016 Të dhunuara dhe shtatzënë, realiteti i të miturave në Afganistan

Tradita e martesave të të miturve ende vazhdon në Afganistan.

Sipas aktivistëve që mbrojnë të drejtat e grave, problemi ka rezistuar në vite, pavarësisht fushatave informuese që janë mbajtur, duke qenë se prindërit janë aq të varfër sa shesin dhe fëmijët e tyre vetëm për para.

Zyrtarët dhe të afërm të vajzës kanë dhënë versione kontradiktore në lidhje më ngjarjen e ndodhur.  Sipas një raporti të autoriteteve lokale, burri i arrestuar, i identifikuar si Mohammad Karim, deklaroi se vajza i ishte dhënë nga prindërit si “dhuratë fetare” para dy javësh, ndërsa familja pretendon se vajza ishte rrëmbyer. Emri, mosha dhe fakti nëse burri është hoxhë apo jo, janë ende të pakonfirmuara.

Kryekomisari Mohammad Andarabi tha për “The Washington Post”, se burri që ai e njihte si Sayed Abdul Karim, ishte martuar me vajzën me pëlqimin e prindërve të saj, në prani edhe të dëshmitarëve, pasi ata kishin pranuar ushqim dhe para si shpërblim. Më vonë, kur burri u përpoq ta kthente vajzën te të afërmit e saj, banorët e zonës e kapën dhe e dorëzuan në polici.

“ Vajza është e sigurt… ajo nuk është prekur me dorë” tha Andarabi. Si Karimi ashtu edhe babai i vajzës janë marrë në pyetje në lidhje me çështjen. Policët e zonës deklaruan se vajza tashmë është në një qendër për mbrojtjen e grave. Sipas aktivistëve të mbrojtjes të të drejtave të grave, sido që të ketë qenë marrëveshja e kësaj martese, ajo është kundër rregullave afgane dhe atyre islame. Ata thanë se ishin të dekurajuar pas dështimit të përpjekjeve të tyre 15 vjeçare për të penguar martesat e fëmijëve në Afganistan.

“Sido që të kenë qenë rrethanat, ky veprim është  në kundërshtim me kushtetutën tonë dhe me fenë islame. Kërkojmë burg për personat që kanë gisht në këtë çështje,” tha Shahla Farid, një zyrtare e rrjetit jofitimprurës të mbrojtjes së grave në Kabul.

“Kjo tregon se pavarësisht fushatave tona publike, në Afganistan ka ende nga ata persona që dhunojnë në mënyrë të vazhdueshme të drejtat e grave dhe fëmijëve. Këta janë njerëz pa kulturë dhe pa fe, dhe duhen vite për të edukuar njerëz të tillë”.

Arrestimi i Karimit erdhi më pak se një javë pasi një vajzë 14 vjeçare shtatzënë, u dogj deri sa humbi jetën, duke shkaktuar një horror kombëtar.

Prindërit ë saj thanë se ajo ishte torturuar dhe i ishte vënë flaka nga familjarët e bashkëshortit të saj, ndërsa bashkëshorti vetë tha se ajo ishte vetësakrifikuar. Nëntorin e shkuar një nuse në Ghowr u gjuajt me gur deri sa vdiq, pasi u akuzua për tradhti bashkëshortore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fillim i “nxehtë” i ‘’Rio 2016’’, zhvishen nudo atletët e Olimpiadës dhe s’ka asgjë perverse (FOTOT)
2 autobusë me 22 pasagjerë mbyten në lumë pas shembjes së urës »
Article Logic
Execution time: 0.0098030567169189
array(1) { ["section"]=> string(69) "te-dhunuara-dhe-shtatzene-realiteti-i-te-miturave-ne-afganistan-48637" }