Të dielën zgjohemi një orë më herët, rritet nervozizmi tek njerëzit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:10 27-03-2015 Të dielën zgjohemi një orë më herët, rritet nervozizmi tek njerëzit

Më datë 29 e diela do të zgjohet një orë më herët. Në orën dy të mëngjesit, pas mesnate, ora do të kalojë një orë përpara. Ndryshimi i orës do të sjellë edhe ndryshime fiziologjike, pasi gjumashët do të flenë një orë më pak.

Ndryshimi i orëve të gjumit sjell edhe çrregullime të tjera si nervozizëm, lodhje dhe vështirësi në përqendrim. Por, disa studime shkojnë më tej duke zbuluar se këto pasoja sjellin edhe produktivitet më të ulët në punë.

Më të goditur nga ky ndryshim janë fëmijët, të cilët e kanë është më e vështirë përshtatjen. Koha që duhet për t’u përshtatur me ndryshimin është një javë, por edhe më pak. Për fëmijët këshillohet që të shtrihen herët në ditët e para të ndryshimit të orës. Ky studim nuk përfshin të gjithë njerëzit, por konstatohet se shumica preken nga këto pasoja.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debatin e të enjtes në mbrëmje, e fiton… “Opinioni”
Kavajë, arrestohet 27 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.01140308380127
array(1) { ["section"]=> string(71) "te-dielen-zgjohemi-nje-ore-me-heret-rritet-nervozizmi-tek-njerezit-7148" }