Të dy balerinë por i biri merr një tjetër drejtim, Enada: Më vjen keq që nuk ndoqi rrugën tonë, le të ndjekë pasionin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 20:33 15-12-2016 Të dy balerinë por i biri merr një tjetër drejtim, Enada: Më vjen keq që nuk ndoqi rrugën tonë, le të ndjekë pasionin

Dy balerinët shumë të dashur për publikun shqiptar, Gerd Vaso dhe Enada Hoxha si dhe i biri i tyre kanë qenë të ftuar në “Pasdite në Top Channel”. Ata kanë folur për pasionet e të birit teksa Enada rrëfen se Roan nuk ndjek rrugën e tyre.

Mes teatrit, futbollit dhe baletit, Roani preferon më shumë futbollin, pastaj teatrin dhe në fund baletin si dy prindërit. Kjo, sepse “nuk do të lodhet” – thotë vogëlushi.

“Mua më vjen shumë keq që nuk ndoqi rrugën tonë, megjithatë mendoj se, përderisa i ka me pasion, le t’i ҫojë deri në fund”, – thotë Enada, e cila kujton edhe një pasion tjetër nga i biri: “Ajo që mua më ka lënë mbresa më shumë nga Roani është kur ka prezantuar festivalin e 52-të për fëmijë. Më e bukura ishte se ne kërcyem të tre. Dëshira e Roanit ishte të kërcente me prindërit. Dhe krijuam një koreografi nga filmi “Kur xhirohej një film – zogjtë me cicërima. Dy prindërit dhe djali (Roani).”

Ndërsa i ati Gerdi duket pak më komod dhe nuk i vjen aq shumë keq që i biri nuk zgjodhi rrugën e tyre, edhe pse, thotë ai, që do të vijë një ditë kur do ta pranojë atë: “Më lodhjen, me mundimin dhe me streset, nuk kam qejf ta shikoj në balet. Me tetarin dhe me futbollin e shikoj. Por rruga është akoma shumë e gjatë. E rëndësishme është të mësojë, të shkojë mbarë në shkollë”, – shton më tej ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02724289894104
array(1) { ["section"]=> string(120) "te-dy-balerine-por-i-biri-merr-nje-tjeter-drejtim-enada-me-vjen-keq-qe-nuk-ndoqi-rrugen-tone-le-te-ndjeke-pasionin-62777" }