Për Enverin qanin me ‘oiii', por shikoni si u përcoll sot Nexhmije Hoxha, njerëzit numërohen me gishta (VIDEO-FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:51 27-02-2020 Për Enverin qanin me ‘oiii', por shikoni si u përcoll sot Nexhmije Hoxha, njerëzit numërohen me gishta (VIDEO-FOTO)

Nexhmije Hoxha gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha, është përcjellë sot në banesën e fundit. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare ditën e djeshme në shtëpinë e saj në Laprakë.

Siç shihet nga fotot Nexhmija është nisur drejt varrezave të Sharrës me arkivolin e mbuluar me flamurin shqiptar. Njerëzit që kanë marrë pjesë në funeralin e saj numërohen me gishta ndryshe nga çfarë tregojnë pamjet e funeralit të diktatorit Enver Hoxha, raporton newsbomb.

Ndonëse të 2 janë fajtorë të mijëra krimeve të komunizmit, të vdekjes së mbi 6 mijë shqiptarëve, që u vranë e pushkatuan dhe të 36 mijë shqiptarëve qe u burgosën apo internuan, ceremonia mortore e Nexhmijes me atë të Enverit ka një diferencë të madhe, shkruan newsbomb.al.

Në ceremoninë e Nexhmijes nuk ka marrë pjesë asnjë qytetar, kurse kur u përcoll në banesën e fundit ish-diktatori Hoxha pjesëmarrja ka qenë masive dhe të gjithë shfaqeshin duke qarë për vdekjen e tij.

Kujtojmë se ish-diktatori Enver Hoxha u përcoll për në banesën e fundit në Prillin 1985. Ai u nda nga jeta në 11 Prill, por ceremonia mortore u krye 4 ditë më pas më 15 Prill. Në të morën pjesë jo vetëm krerët e lartë të Komitetit Qendror, por qindra qytetarë, që e përcillnin diktatorin nën thirrjet: Parti, Enver.

Video e publikuar më poshtë pasqyron momentet e përcjelljes për në banesën e fundit të diktatorit kurse fotot ceremoninë e Nexhmijes.

1582805651_211.jpeg

1582805651_11_1.jpeg

1582805651_213.jpeg

1582805651_214.jpeg

1582805651_215.jpeg

1582805651_217.jpeg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010552167892456
array(1) { ["section"]=> string(128) "te-dy-fajtore-te-mijera-krimeve-nexhmija-sot-u-braktis-por-si-qanin-qindra-qytetare-per-vdekjen-e-enver-hoxhes-video-foto-196641" }