Të ftuarit bien nga ura në festën e “Prada-s”, rezultuan pa ftesë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:28 07-05-2015 Të ftuarit bien nga ura në festën e “Prada-s”, rezultuan pa ftesë

Marka prestigjoze Prada organizoi një festë në nder të themelimit të saj në Venezia, por mbrëmja është shoqëruar me incidente të pakëndshme. Disa të ftuar kanë rënë nga ura “Canal Grande” në ujë.

Ata kanë qenë veshur për mbrëmjen me fustane elegante, por e kanë humbur shkëlqimin pas rënies në ujë, pavarësisht paralajmërimeve të sigurisë që ura nuk mbante shumë njerëz.

Por, ajo që ka çuditur më shumë ka qenë fakti që emrat e tyre nuk kanë qenë në listën e të ftuarve për festën e Prada-s duke ngritur dyshime se mund të ishin hajdutë. Pavarësisht se nuk ishin të ftuar, personeli i “Prada-s” u ka ardhur në ndihmë atyre me peshqirë dhe kujdes mjekësor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0191810131073
array(1) { ["section"]=> string(68) "te-ftuarit-bien-nga-ura-ne-festen-e-prada-s-rezultuan-pa-ftese-10564" }