Të gjithë diplomatët amerikanë largohen nga Venezuela, Pompeo: Do të vazhdojnë misionin e tyre nga....

Publikuar tek: bota, më 06:57 15-03-2019 Të gjithë diplomatët amerikanë largohen nga Venezuela, Pompeo: Do të vazhdojnë misionin e tyre nga....

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, konfirmoi se personeli diplomatik amerikan i mbetur në Venezuelë është larguar.

 "Diplomatët amerikanë tani do të vazhdojnë misionin e tyre nga vende të tjera ku ata do të vazhdojnë të ndihmojnë në menaxhimin e ofrimit të ndihmës humanitare për popullin e Venezuelës dhe mbështetjen e pjesëmarrësve në protesta demokratike që i japin zemër tiranisë", tha Pompeo në një deklaratë.

Një zyrtar i SHBA tha se diplomatët u larguan me një avion civil, të prenotuar enkas për ta. Departamenti i Shtetit kishte njoftuar tashmë se do të tërhiqte stafin e mbetur diplomatik nga Venezuela këtë javë.

Uashingtoni ka marrë rolin udhëheqës në njohjen e Juan Guaidos, shefit të kongresit, 35-vjeçar, i cili e deklaroi veten si president i përkohshëm në janar, duke e quajtur rizgjedhjen e Maduro 2018 një mashtrim. Shumica e vendeve në Evropë dhe në Amerikën Latine kanë ndjekur shembullin.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023866891860962
array(1) { ["section"]=> string(103) "te-gjithe-diplomatet-amerikane-largohen-nga-venezuela-pompeo-do-te-vazhdojne-misionin-e-tyre-nga-156476" }