“Të gjithë e dinin por askush nuk e hapi gojën”, Klodiana Lala për 15 vjeçaren e dhunuar seksualisht: Ka tentuar dy herë vetëvrasjen

Publikuar tek: aktualitet, më 23:42 01-06-2020 “Të gjithë e dinin por askush nuk e hapi gojën”, Klodiana Lala për 15 vjeçaren e dhunuar seksualisht: Ka tentuar dy herë vetëvrasjen Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala duke folur mbrëmjen e sotme rreth ngjarjes tronditëse në Kamëz kur roja i shkollës dhe disa adoleshentë abuzonin seksualisht me një 15 vjeçare, tha se të gjithë e dinin ngjarjen por askush nuk fliste.

Në emisionin Opinion, Lala ka thënë më tej se shkolla, lagja, njerëzit rrotull tyre dhe së fundmi familja kishin marrë videon e dhunimit të vajzës së tyre.

Mirgit Vataj, psikolog i “Alo 116” tha se nesër do të ketë një mbledhje të komitetit ndërsektorial për ta dërguar vajzën në një qendër sociale. Ndërkohë, Lala u shpreh e shqetësuar se çfarë po ndodh aktualisht me vajzën dhe shtoi se ajo ka tentuar dy herë vetëvrasjen.

Vataj: Do të ketë një ,mbledhje të komitetit teknik ndërsektorial me të gjithë aktorët, që janë shoqëria civile, autoritetet shtetërore

Lala: Po sot çfarë po ndodh me të? Se që do ta çoni nesër në qendër ma thanë edhe mua. A keni informacion që vajza ka tentuar dy herë vetëvrasjen?

Vataj: Nuk dua të flas me detaje pasi nuk dua të ekspozoj situatën duke nxjerrë të dhëna konfidenciale.

Ndërkohë, moderatori Blendi Fevziu u shpreh “Më fal kur lagjja e paska ditur, kur shkolla e paska ditur, kur njerëzit rreth e rrotull e paskan ditur, kur familja e ka ditur dhe ti i kërkon medias sot? Ke një shoqëri të tërë që nuk hapin gojën që është një maskarallëk i tërë publik shoqëror dhe gjykojnë vajzën për këtë.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098550319671631
array(1) { ["section"]=> string(135) "te-gjithe-e-dinin-por-askush-nuk-e-hapi-gojen-klodiana-lala-per-15-vjecaren-e-dhunuar-seksualisht-ka-tentuar-dy-here-vetevrasjen-208701" }