'Të gjithë e duan Agim Krajkën', rikthehet maestro në skenë me 50 perlat e tij muzikore

Publikuar tek: kulture-art, më 15:48 25-02-2019 'Të gjithë e duan Agim Krajkën', rikthehet maestro në skenë me 50 perlat e tij muzikore

Një koncert madhështor është zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme në tetrin "Migjeni' në Shkodër.

Koncerti i dedikohej maestros Agim Krajka  dhe ishte një bashkëpunim mes Teatrit të Operas dhe Baletit, Asamblit të Këngëve dhe Valleve dhe teatrit 'Migjeni'.

'Të gjithë e duan Agim Krajkën' u titullua shfaqja që pasqyroi të gjitha perlat e krijuara nga Krajka përgjatë 50 viteve.

Me këtë rast në skenë u rikthye edhe vetë kompozitori pas një kohe të gjatë mungese.

'Ka qenë dhe mbetet djep i qytetërimit shqiptar. Të marrësh personalitetet e mëdha që kanë nxjerrë për muzikën, duke fillu me Çesk Zadenë dhe të tjerë gjigandë që i kanë dhënë dhe jam i sigurtë se do t’i japin prapë. Është një qytet i atillë që e ka mbajtur gjallë kulturën shqiptare dhe do ta mbajë gjallë', tha Agim Krajka.

Ai nuk nguroi të jepte dhe një mesazh për të rinjtë e talentuar në fushën e muzikës.

'Artistët e rinj sot e kanë kthyer profilin e krijimtarisë për arsye se së pari gjysma e artistëve të rinj janë të pashkolluar. Pra nuk mund të bësh një roman kur nuk njeh alfabetin', shtoi maestro.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022061824798584
array(1) { ["section"]=> string(91) "te-gjithe-e-duan-agim-krajken-rikthehet-maestro-ne-skene-me-50-perlat-e-tij-muzikore-154156" }