Të gjithë e thërrisin “VER – LLAPA”, personazhi bohem nuk do të duket më rrugëve të Tiranës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:01 20-11-2020 Të gjithë e thërrisin “VER – LLAPA”, personazhi bohem nuk do të duket më rrugëve të Tiranës

Mëngjesi i djeshëm solli një ngjarje të trishtë. Veri, personazhi bohem I kryqëzimeve të kryeqytetit, nuk jeton më.

Një personazh I njohur nga gjithë kryeqytetasit dhe jo vetëm, personazhi I tij shpesh u imitua e u përqesh edhe nga politika. Por për të gjithë ata që e kanë njohur, e kanë parë, e kanë folur me të, kanë spikatur tek ai talljen për superluksin, makinat e shtrenjta dhe imitimin e përqeshjen e njerëzve brenda tyre.

Shumicën e kohës e kalonte në kryqëzimin te 21 Dhjetori në Tiranë dhe tani në ikje të tij nga kjo botë, përveç pikëllimit, njerëzit shprehin pakënaqësinë sesi nuk pati një institucion shtetëror ta merrte e të kujdesej për të për tia lehtësuar jetën. Por ndoshta as Veri nuk do ta donte ta kishte “luksin” e trajtimit mirë.

Enver Veseli jetonte me vëllain dhe nusen e tij, por pjesën më të madhe të kohës e kalonte në rrugët e Tiranës, në zonën e 21 Dhjetorit, aty ku u bë i njohur për këdo, me vite.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FRYMËZUESE! Pacienti në kujdes intensiv luan me violinë dhe përlot stafin e spitalit
»
Article Logic
Execution time: 0.011085033416748
array(1) { ["section"]=> string(93) "te-gjithe-e-therrisin-ver-llapa-personazhi-bohem-nuk-do-te-duket-me-rrugeve-te-tiranes-228443" }