Të gjithë hodhën fishekzjarre, Kim Jong-un lëshoi raketa bërthamore për Vitin e Ri

Publikuar tek: bota, më 17:04 02-01-2017 Të gjithë hodhën fishekzjarre, Kim Jong-un lëshoi raketa bërthamore për Vitin e Ri

Shumë prej liderave botërorë zgjodhën ta festojnë ndërrimin e viteve në familjet e tyre ndërsa mesazhet e urimit ishin tepër pozitive, përfshi edhe Donald Trump që zgjodhi të urojë edhe “armiqtë” e tij.

Megjithatë diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duket se nuk bën pjesë në këtë listë.

Sipas raporteve inteligjente të Koresë Jugore, Kim Jong ishte i zënë së bashku me gjeneralët e lartë të ushtrisë së tij duke testuar një raketë bërthamore ndërkontinentale, shkruan Newsbomb.al.

Në fjalimin 30-minutësh për Vitin e Ri, televizioni kombëtar ndër të tjera tha:

“Kërkimi dhe teknologjia e fjalës së fundit po bën të mundur përfundimin e suksesshëm të testimit të raketës ICBM”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022723913192749
array(1) { ["section"]=> string(87) "te-gjithe-hodhen-fishekzjarre-kim-jong-un-leshoi-raketa-berthamore-per-vitin-e-ri-64424" }