Të gjithë po largohen nga uragani, shqiptari kthehet për një arsye tepër të fortë

Publikuar tek: bota, më 21:40 08-09-2017 Të gjithë po largohen nga uragani, shqiptari kthehet për një arsye tepër të fortë

Të gjithë banorët që kanë mbetur në Majemi po bëjnë përgatitjet e fundit përpara se të mbyllen në shtëpitë e tyre duke shpresuar se uragani Irma do kalojë pa shkaktuar dëme të mëdha.

Por megjithëse qindra-mijëra njerëz kanë nisur të evakuuohen nga Florida gati një javë më parë, shqiptari Visar Demi, ka bërë të kundërtën.

Ai ka arsye të forta.

“Prindërit dhe motra ime jetojnë në Majemi. Nuk u mendova dy herë për t’u kthyer këtu”, thotë Demi, “Madje do doja të kisha ardhur më herët”.

Ai tregon pse u detyrua të kthehej.

“Së pari babaim im është 75 vjeç dhe sëmundja që ka nuk e lejon të udhëtojë. Por gjërat varen edhe nga kultura. Ne jemi shqiptarë dhe e kemi të vështirë ta braktisim familjen”, tregon ai, raporton Newsbomb.al.

Visar Demi, i cili punon me një kompani shumëkombëshe anijesh, ka kaluar më parë një uragan të kategorisë katër në Bahamas dhe e di çfarë e pret.

“I thashë prindërve që do ketë zhurma të forta për orë të tëra. Përplasje në mure dhe ndoshta objekte që i merr era”.

“Ndërkohë që ne flasim, nëna dhe motra ime po gatuajnë. Ato kanë gatuar aq shumë sa mund të kalojmë të gjithë javën. Nuk kemi gjenerator por kemi gaz”, tregon ai për gazetaren Sabrina Arena Ferrisi nga ncregister.com.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Hydrogen One”, smartfoni nga RED me teknologji që s’e ka as Apple dhe Samsung (Video)
Meksikë, shkon në 58 numri i viktimave nga tërmeti 8.1 ballë »
Article Logic
Execution time: 0.012243986129761
array(1) { ["section"]=> string(86) "te-gjithe-po-largohen-nga-uragani-shqiptari-kthehet-per-nje-arsye-teper-te-forte-91658" }