Të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik mbetës? Pedagogu Olti Rrumbullaku tregon të vërtetën

Publikuar tek: aktualitet, më 15:10 06-03-2017 Të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik mbetës? Pedagogu Olti Rrumbullaku tregon të vërtetën

Një profesor tek Ekonomiku ka ngelur gjithë grupin e studentëve prej 99 vetëve, dhe i ka dhënë notë kaluese 5 vetëm njërit prej tyre. Bëhet fjalë për lëndën “Hyrje ne Modelim Financiar” në fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Rasti është publikuar në faqen e Olti Currit në facebook. Aty shtrohet edhe pyetja kush e ka fajin: Profesori apo studentët?

Por si qëndron e vërteta e këtyre postimeve?

Menjëherë pas shpërndarjes së listës së notave, Blitz.al kontaktoi me pedagogun Rrumbullaku, dhe vetë ai tha se është publikuar vetëm një faqe e notave, ndërkohë që në provim nuk kanë qenë 99 studentë por 344 studentë, dhe në mur janë listuar të gjitha fletët, por janë fotografuar vetëm fletët e fundit.

“Ndonjë student dashakeq, ka fotografuar vetëm faqen e fundit të notave duke dhënë një informacion të gabuar. Në lëndën përkatëse janë shpallur 3 fletë me nota të renditura sipas notës dhe kanë fotografuar vetëm fletën e fundit. Në provim kanë qenë 344 studentë dhe kanë mbetur 95 studentë”,- tha Rrumbullaku.

Kjo është dhe lista e plotë me notat e tjera që nuk janë shpërndarë nga studenti që kishte bërë foton.

olti-rrumbullaku-1024x576.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 650 portale në Shqipëri, zbuloni sa drejtohen nga gazetarët
Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin: 1.7 milionë fëmijë vdesin çdo vit për shkak të ndotjes »
Article Logic
Execution time: 0.011200904846191
array(1) { ["section"]=> string(99) "te-gjithe-studentet-e-fakultetit-ekonomik-mbetes-pedagogu-olti-rrumbullaku-tregon-te-verteten-70954" }