Një profesor tek Ekonomiku ka ngelur gjithë grupin e studentëve prej 99 vetëve, dhe i ka dhënë notë kaluese 5 vetëm njërit prej tyre. Bëhet fjalë për lëndën “Hyrje ne Modelim Financiar” në fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Rasti është publikuar në faqen e Olti Currit në facebook. Aty shtrohet edhe pyetja kush e ka fajin: Profesori apo studentët?
Menjëherë pas shpërndarjes së listës së notave, pedagogu Rrumbullaku tha se është publikuar vetëm një faqe e notave, ndërkohë që në provim nuk kanë qenë 99 studentë por 344 studentë, dhe në mur janë listuar të gjitha fletët, por janë fotografuar vetëm fletët e fundit.