Të hënën konstituimi bashkiak, PD i bën thirrje Ramës: Mos luaj me zjarrin, Shkodrës i dalim për Zot

Publikuar tek: politike, më 15:00 18-08-2019 Të hënën konstituimi bashkiak, PD i bën thirrje Ramës: Mos luaj me zjarrin, Shkodrës i dalim për Zot

Krahas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, Këshillin Bashkiak i Shkodrës do të konstituohet ditën e hënë më datën 19 gusht dhe për këtë ka reaguar Partia Demokratike, dega Shkodër.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, PD bën thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në orën 10:00 në mbrojtje të vlerave të demokracisë dhe dinjitetit.

Gjithashtu PD i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të mos luajë me zjarrin dhe të mos luajë me Shkodrën.

Statusi i plotë:

Partia Demokratike,dega Shkodër ditën e nesërme në orën 10:00,para Prefekturës do të organizojë një protestë paqësore për mbrojtjen e vlerave të demokracisë e të dinjitetit tonë si qytetarë të Shkodrës.

Ne nuk duhet asesi të pranojmë konstituimin e një këshilli ilegjitim e aq më pak në rektoratin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Aty ku krejt pranë, 30 vite më parë jemi mbledhur të gjithë pa asnjë ndasi politike,të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist.Pikërisht vendin që me 2 Prill, 4 dëshmorët e Demokracisë e lanë me gjakun e tyre e ku qindra të tjerë u plagosën. Rilindasit zgjodhën ish komitetin e partisë për të konstituar këshillin ilegjitim vetëm për të provokuar qytetarët e Shkodrës. Ne nuk mund të pranojmë të jemi dëshmitarë të vendosjes së një tjetër regjimi. I bëjmë thirrje Edi Ramës të mos luajë me zjarrin,të mos luajë me Shkodrën! Shkodra do të dijë sërish t’i dalë për Zot vetes.

Prandaj i ftojmë të gjithë të bashkohen me ne,për dinjitetin e qytetit tonë,për dinjitetin e Shkodres!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023576021194458
array(1) { ["section"]=> string(104) "te-henen-konstituimi-bashkiak-pd-i-ben-thirrje-rames-mos-luaj-me-zjarrin-shkodres-i-dalim-per-zot-175694" }