‘Të hënën mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit’, Rama: Duhet ndarë puna me organizatat solidare

Publikuar tek: aktualitet, më 08:21 07-12-2019 ‘Të hënën mblidhet Komiteti Kombëtar i Rindërtimit’, Rama: Duhet ndarë puna me organizatat solidare

Gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Komiteti Kombëtar për Rindërtimin do të mblidhet ditën e hënë.

Sipas Ramës, do të ndahen punët me organizatat që të jepet një rrugëzgidhje për fondin e tyre.

Ai ka theksuar se do përgatisin një kalendar në mënyrë që plani i transparencës për donacionet  të jetë i qartë.

‘Komiteti Kombëtar për Rindërtimin do mblidhet ditën e hënë. Duhet të ndajmë punën me organizatat solidare për të dislokuar fondin e tyre. Pjesën më të madhe të punës të rindërtimit në zona urbane dhe duke qenë se ata kanë eksperiencë me banesat eventuale, do ndajmë një princip dhe puna do monitorohet. Do përgatisim një kalendar. Duhet të jetë i qartë edhe plani i transparencës për donacionet, në mënyrë që pavarësisht ekzekutimit, administrimi dhe monitorimi të bëhen të përbashkëta’, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025528192520142
array(1) { ["section"]=> string(102) "te-henen-mblidhet-komiteti-kombetar-i-rindertimit-rama-duhet-ndare-puna-me-organizatat-solidare-188661" }