Ditën e hënë në orën 17:00 do të hapet zyrtarisht sesioni i IV i Legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.
Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të Kuvendit, ku është bërë publik edhe rendi i ditës.
Dy nga pikat e rendit janë dekretet e Presidentit Meta për shkarkimin e Ditmir Bushatit ministër i Jashtëm dhe miratimi i Kryeministrit Edi Rama edhe ministër të Jashtëm.
Ndërkohë nuk dihet nëse opozita do jetë e pranishëm në seancë, pasi dy ditë më parë deklaruan se do të fillojnë sezonin e protestave deri në rrëzimine qeverisë.