“Të infektuarit që kapen me analiza janë vetëm maja e ajsbergut”, mjeku Sulçebe: Mund të kemi 50 mijë persona që kanë qenë në kontakt me covid-19. VETËIZOLIMI rruga e vetme

Publikuar tek: aktualitet, më 22:51 25-03-2020 “Të infektuarit që kapen me analiza janë vetëm maja e ajsbergut”, mjeku Sulçebe: Mund të kemi 50 mijë persona që kanë qenë në kontakt me covid-19. VETËIZOLIMI rruga e vetme Mjeku imunolog Genc Sulçebe

Mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se personat e infektuar me koronavirus që janë kapur përmes analizave (tamponëve) janë vetëm maja e ajsbergut pasi sipas tij, numri real i të prekurve është më i lartë.

“Ato që kapen me analiza janë vetëm maja e ajsbergut. Maja e atyre që janë poshtë rastit të kapur me analiza.

Kjo pandemi do mbaroj kur mbi 1 miliard veta të jenë të imunizuar nga ky virus. Ky virus do përhapet. Do përhapet por nuk duhet të kemi frikë.

Kur u shënua vdekja e parë në Itali, në atë lokalitet u pa se ishin infektuar 3% e banorëve dhe gjysma e këtyre nuk kishin simptoma. Menjherë u morën masa dhe u izolua i gjithë ai lokalitet dhe tashmë atje s’ka më raste të reja. E vetmja rrugë ëhstë izolimi”, u shpreh mjeku në një intervistë për Eni Vasilin.

Më tej, mjeku Sulçebe tha se nisur nga eksperimetet e bërë dh në vendet e tjera, për 146 persona të prekur që ka Shqipëria, mund të sjellë që 50 mijë persona të kenë qenë në kontakt me koronavirusin.

“Ne tani në Shqipëri kemi 146 persona që janë zyrtarisht, por mund të kemi të paktën 50 mijë persona të tjerë që kanë pasur kontakt me virusin. Ndaj nëse këto 50 mijë persona nuk izolohen ato mund ta përhapin më tepër virusin.

Nuk mund të depistohen 2.8 milionë banorë se është e para e vështirë por dhe joefektive. E vetmja mënyrë them unë është izolimi i njerëzve në barthamën e shtëpisë. Pra ata që janë të prekur apo kanë shenja të mos infektojnë të tjerët që të kemi mundësi të imunizohet popullsia, dhe kjo duhet bërë gradualisht”, shtoi mjeku imunolog Genc Sulçebe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086429119110107
array(1) { ["section"]=> string(174) "te-infektuarit-qe-kapen-me-analiza-jane-vetem-maja-e-ajsbergut-mjeku-sulcebe-mund-te-kemi-50-mije-persona-qe-kane-qene-ne-kontakt-me-covid-19-veteizolimi-rruga-e-vetme-200089" }