Të jetosh në Shqipëri të kushton!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:18 08-07-2019 Të jetosh në Shqipëri të kushton!

Paçka se Shqipëria po hyn në dekadën e saj të katërt të tranzicionit, jeta e njeriut vazhdon të zhvlerësohet çdo ditë e më shumë, më tepër se edhe monedha e euros!

 

Këtë na e mësojnë së fundmi dy ngjarje që nxjerrin hapur mosfunksioninim e institucioneve shqiptare dhe jo vetëm kaq, por edhe kalbjen e moralit të familjes shqiptare.

Ditën e enjte, përplasje e dy bandave solli një bilanc prej 7 të plagosurish dhe një personi të vrarë. Ky i fundit u gjend në mes të përplasjes krejt rastësisht teksa apo shkonte në shtëpi duke çuar bukën.

Ngjarja ishte e përsëritur sepse dy vite më parë, të njejtat banda u përplasën në të njejtin vend, por autoritetet shqiptare dështuan për të arrestuar kriminelët. Dhe sot, dy vite më pas një i pafajshëm ka humbur jetën nga një ngjarje e paralajmëruar.

Një tjetër ngjarje që tregon se si policia e vendit neglizhon problematika lehtësisht të parandalueshme është ajo e Lezhës që ndodhi në datën 3 të këtij muaji, por që sot e kësaj dite vazhdon të jetë një vatër e ndezur për t’u kthyer në një tragjedi.

Kjo ngjarje ka të bëjë me historinë e vajzës së familjes Cara në Lezhë, me iniciale S. C. e cila është larguar nga Shqipëria pa lejen e të fejuarit të saj për shkak të pikëpamjeve ekstremiste që ai ndan dhe përçon në familje dhe komunitet.

Të indinjuar nga largimi i të fejuarës, djali në fjalë dhe familjarë të tij shfaqen në familjen e vajzës dhe fillojnë t’i dhunojnë dhe terrorizojnë për të mësuar vendondodhjen e vajzës së tyre.

Mbërritja e policisë disa orë më vonë ka mundur të shuajë dhunën e momentiet, por jo problemit.

Edhe pse, të kapur në flagrancë, dhunuesit janë lënë të lirë për shkak se policia e ka cilësuar si konflikt brenda familjes. Pra, dhunuesit vazhdojnë të jenë një vatër e ndezur rreziku që mund të shpërthejë nga momenti në moment duke rrezikuar të marrë jetën e vajzës apo edhe familjarëve të saj.

Kanë kaluar afro një muaj dhe policia akoma nuk ka marrë masa për të mbrojtur jetën e qytetarëve të saj.

Ngjarje të tilla janë nga ato ngjarje që kthehen në ngjarjet më të bujshme të vitit… aspak për mirë.

Nuk e di nëse dita, kur qytetarët do të ndihen të sigurtë për të dalë, për të blerë bukë, për shëtitje, për të jetuar të qetë… pa frikën se mund të humbin jetën do të vijë, por mund të them se të jetosh në Shqipëri; në Tiranë, në Lezhë, në Shkodër, në Vlorë apo gjetkë kushton shumë… mund të të kushtojë edhe jetën! / Shkroi Andi Vrapi, gazetar i ri

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077810287475586
array(1) { ["section"]=> string(39) "te-jetosh-ne-shqiperi-te-kushton-171508" }