Të kërkosh të vërtetën te viktimat e komunizmit

Publikuar tek: aktualitet, më 18:29 30-06-2015 Të kërkosh të vërtetën te viktimat e komunizmit

Një brez i tërë intelektualësh, disidentësh politik, myslimanë dhe të krishterë u eleminuan nga regjimi komunist. Qindra të tjerë u arrestuan, u torturuan dhe u zhdukën.

E ndërsa Shqipëria vazhdon rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe tenton të lë pas të shkuarën e diktatoit Enver Hoxha, Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojave të Komunizmit përpiqet të hedhë dritë mbi të shkuarën për të cilën ashkush nuk ka kërkuar falje.

“Rreth 24 vite pas fundit të regjimit komunist, e vërteta se çfarë ndodhi në ato dekada të tmerrshme, nuk ka dalë ende”, thotë drejtori i institutit Agron Tufa për ANSAmed.

“Ata që bashkëpunuan ose punuan me nomeklaturën e vjetër janë ende aty - mbajën pozicionet kyçe në politikë, administratën publike dhe në institucionet kulturore e shkencore.” Edhe sot, shprehet Tufa, “librat dhe tekstet shkollore i përkasin asaj kulture. Po të njëjtat rrugë dhe sheshe mbajnë ende emrat e persekutorëve.”

Organizata është e përfshirë në projekte të ndryshme një nga të cilat është publikimi enciklopedisë me 15 vëllime, (3 janë botuar), Enciklopedia e Viktimave të Diktaturës, që përfshin të gjithë ata që humbën jetën, u persekutuan dhe u torturuan nga regjimi komunist.

Puna e madhe për enciklopedinë është e bazuar në dokumentet nga arkiva e shtetit, përfshi edhe ato sekretet, si dhe dëshmi të të mbijetuarve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Futën cigare kontrabandë, arrestohet tregtari dhe inspektori i policisë kufitare në Kakavijë
Tea në një kërcim seksi me Veselin (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.011762142181396
array(1) { ["section"]=> string(53) "te-kerkosh-te-verteten-te-viktimat-e-komunizmit-15018" }