'Të kërkova e s'të gjeta', qytetari shpërthen në lot para Bashës: Kam një vit pa drita dhe me tre invalidë në shtëpi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:25 12-02-2019 'Të kërkova e s'të gjeta', qytetari shpërthen në lot para Bashës: Kam një vit pa drita dhe me tre invalidë në shtëpi

Menjëherë pas vizitës në Pogradec, kryetari i Partisë Demokratike ka udhëtuar drejt qytetit të Elbasanit ku po takon nga afër banorët.

Një qytetar ka shpërthyer në lot sapo takoi Bashën, ndërkohë që i shprehu shqetësimin se ka mbetur pa drita që prej një viti dhe se në shtëpi ka tre persona invalidë.

'Kam një vit pa drita. Këta komunistë. Këta fytyra të poshtra. S’kam lënë derë pa trokitur, nga nuk kërkova, kam tre invalidë në shtëpi shkova në ministri dhe kur erdhi puna më nxorrën mua me shqelma, në ministri ska njeri, ju kërkova ju, nuk ju gjeta dot', tha qytetari mes lotësh.

Ndërkohë Basha i dha mbështetje dhe i premtoi se do ta zgjidhte problemin e tyre.

'Ja ku me ke mua, erdha këtu, bëhu i fortë se unë e di që je shumë i prekur. Ne jemi këtu për ju nuk do iu lëmë vetëm do të gjejmë një zgjidhje për ju dhe për ata tre persona invalidë që ke në shtëpi', tha kreu i PD-së.

dgtfdhy'.png

dgtf.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ti nuk je burrë… Je një hiç
»
Article Logic
Execution time: 0.0048010349273682
array(1) { ["section"]=> string(119) "te-kerkova-e-s-te-gjeta-qytetari-shperthen-ne-lot-para-bashes-kam-nje-vit-pa-drita-dhe-me-tre-invalide-ne-shtepi-152515" }