Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar nga profilin e tij në “Facebook” dy foto që tregojnë për situatën kaotike që është krijuar në hyrje të Tiranës si pasojë e trafikut të rënduar.
Tomorri ironizon edhe punën e kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa në mes të trafikut një autoambulancë qëndron e bllokuar pa patur asnjë mundësi për të dërguar me shpejtësi në spital të sëmurin.
“Keni të fala nga Lali, administratori më i zoti dhe zyrtari më puntor në Ballkan. Tek ajo ambulanca mund të jetë dikush që po e ekzekuton shteti. P.s. të lumtë pushka mor dak. Më thellë më thellë se ashtu të duan më shumë”, shkruan gazetari.