‘Të larguarit kanë nxjerrë mësim, e kanë derën e hapur’/ A do rikandidojnë për deputetë Sali Berisha dhe Jozefina Topalli? Mustafaj e thotë 'copë'

Publikuar tek: politike, më 17:42 11-08-2020 ‘Të larguarit kanë nxjerrë mësim, e kanë derën e hapur’/ A do rikandidojnë për deputetë Sali Berisha dhe Jozefina Topalli? Mustafaj e thotë 'copë' Topalli, Berisha

Besnik Mustafaj, një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, ka folur në lidhje me rikandidimin e Sali Berishës dhe rikthimin e figurave të larguara të kësaj partie.

Sa i përket rikandidimit të Berishës, ai e thotë qartë që do të jetë në listë, duke e vlerësuar atë si një person të rëndësishëm për PD-në dhe për vendin.

“Unë jam një nga kritikët e Berishës që nga 2007 për shumë aspekte. Berisha nuk është më kryetar i PD. Kontributi i tij ka qenë shumë i rëndësishëm për vendin dhe jo vetëm për PD. Kujtojmë këtu denoncimet e tij... Po të marrim këto denoncime kanë rëndësi shumë të madhe për vendin dhe ai ka një bilanc që e bën të denjë.  Në këtë kuptim unë besoj se gjërat janë të thjeshta nga pikëpamja e kontributit dhe e cilësive, dhe ai duhet të jetë”, tha Mustafaj.

Ndërkaq foli për rikthimin e Jozefina Topallit, ku tha se nëse ajo është propozuar nga anëtarësia do ta ketë votën e tij. Ndërkaq ai theksoi se figurat e larguara e kanë derën e hapur.

“Unë e shoh si një nxjerrje mësimi të atyre që afrohen. Perderisa s'jane afruar ne asnjë parti tjeter...Këta e kanë më te lehtë dhe duhet ta gjejnë më lehtë derën e PD.

Topalli ka qenë shpesh herë kritike dhe emri i saj thuhet se është propozuar në Shkodër, unë edne se kam parë listën, por nëse është, unë aq sa më takon mua, do e ketë më të lehtë... do e ketë votën time”, shtoi ai për news 24.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096979141235352
array(1) { ["section"]=> string(146) "te-larguarit-kane-nxjerre-mesim-e-kane-deren-e-hapur-a-do-rikandidojne-per-deputete-sali-berisha-dhe-jozefina-topalli-mustafaj-e-thote-cope-216825" }