Të larta SHIFRAT e Covid-19 në Itali, Greqia me ulje (BILANCI)

Publikuar tek: rajon, më 18:47 13-01-2021 Të larta SHIFRAT e Covid-19 në Itali, Greqia me ulje (BILANCI) Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë në Itali ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vend.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15.774 raste pozitive dhe 507 viktima, në total 2.319.036 të infektuar dhe 80.326 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Ditën e sotme në Itali është marrë vendimi për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të situatës tejet problematike nga pandemia.

Ndërkohë të larta raportohen shifrat dhe në Maqedoni të Veriut, me 473 raste ditore dhe 10 viktima. Në total janë 87.590 të prekur dhe 2657 viktima që nga fillimi i pandemisë, një shifër e lartë kjo në krahasim me numrin e popullsisë.

Nga ana tjetër Greqia ka ulje të shifrave, teksa në 24 orët e fundit janë shënuar 668 raste pozitive dhe 25 viktima, në total 146.688 të infektuar dhe 5354 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie qeveria e Giuseppe Conte në Itali, Matteo Renzi tërheq 2 ministra
»
Article Logic
Execution time: 0.011630058288574
array(1) { ["section"]=> string(66) "te-larta-shifrat-e-covid-19-ne-itali-greqia-me-ulje-bilanci-234862" }