Të lidhur me zinxhirë, lirohen 67 persona, torturoheshin në konviktin islamik

Publikuar tek: bota, më 12:28 15-10-2019 Të lidhur me zinxhirë, lirohen 67 persona, torturoheshin në konviktin islamik

Policia në Nigerinë veriore ka liruar 67 persona të cilët u gjetën të të prangosur në një konvikt islamik, thonë zyrtarët.

Nxënësit dhe studentët të moshave 7 dhe 40 vjeç, thanë për policinë se janë torturuar dhe abuzuar.

Muajin e kaluar, më shumë se 300 studentë meshkuj u liruan nga një shkollë e ngjashme në shtetin fqinj të Kadunas.

Konviktet islamike, të njohura si Almajiris, janë të zakonshme në zonën veriore-myslimane të Nigerisë.

Në një lajmërim të bërë ditën e hënë, policia e vendit u shpreh se burrat ishin të lidhur me zinxhirë dhe mbi to ishin ushtruar “trajtime çnjerëzore dhe degraduese”.

Dy mësues dhe gjithashtu edhe pronari i shkollës, i cili ndodhet në Daura, vendlindja e presidentit, Muhammadu Buhari, janë arrestuar.

Ishaq Khalid, tha për BBC se brëndas konviktit ndodheshin më shumë se 300 nxënës, por shumë prej tyre mundën të arratiseshin përpara se policia të arrinte.

Ka pasur raportime të shumta rreth abuzimit në konviktet islamike në të gjithë Nigerinë veriore, me studentët të cilët ndonjëherë ishin të detyruar t’i kalonin ditët duke lypur në rrugë.

Presidenti Buhari ka dënuar më parë raportet e abuzimit në institucione të ngjashme.

Në shtator, pasi studentët u lanë të lirë nga shkolla në Kaduna, ai u bëri thirrje udhëheqësve fetarë dhe tradicionalë të punojnë me autoritetet për të "ekspozuar dhe ndaluar të gjitha llojet e abuzimeve që njihen gjerësisht, por injorohen për shumë vite nga komunitetet tona".

_109239404_hi057303010.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085420608520508
array(1) { ["section"]=> string(82) "te-lidhur-me-zinxhire-lirohen-67-persona-torturoheshin-ne-konviktin-islamik-182142" }