"Të luftojmë krah për krah", Mike Pompeo në Forumin e Ballkanit: Shqetësuese përhapja e anti-semitizmit

Publikuar tek: politike, më 16:51 28-10-2020

Sekretari i Shtetit për SHBA-në Mike Pompeo ka folur në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, i paraprirë nga miratimi i Rezolutës për Përkufizimin e Antisemitizmit nga Parlamenti Shqiptar.

Pompeo e vuri theksin tek lufta ndaj anti-semitizmit dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e Shqipërisë në ndihmë të hebrenjve.

"Pas luftës së dytë dhe holokaustit Shqipëria ishte vendi i dytë që ndihmoi dhe për hebrenjtë për t'i shpëtuar nazizmit dhe ju ofruat strehë. Atyre iu dha edhe dokumente false që të mbijetonin. Në fund të luftës ka pasur më shumë hebrenj që jetonin në Shqipëri se përpara luftës. Është nder për Shqipërinë dhe për tolerancën e saj, ashtu si ky Kuvend që bashkon përpjekjet për të luftuar anti semitizmin.

Nuk jam këtu për të kujtuar historinë, por për të ngritur zërin kundër anti semitizmit, pasi kemi përgjegjësinë për të ngritur zërin.

Së pari duhet ta gjejmë këtë kërcënim dhe më pas ta luftojmë. Është e rëndësishme që të përkufizohet, pra të bëhet përkufizimi i anti semitizmit, që të ketë një fushë të barabartë për të gjitha shtetet.

Kemi parë një përhapje të antisemitizmin dhe kjo është shqetësuese. Në vendet me shumicë myslimane duhet të flasim për që ata të flasin në emër të tolerancës dhe në emër të Abrahamit. Le të garantojmë sigurinë e çdo personi që të gjithë të luftojmë krah për krah. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët", tha Pomeo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bardh Spahia denoncon: Qytetarët paguajnë dyfish shërbimin shëndetësor, pasi qeveria i vjedh
Rikthehet në politikë pas 7 vitesh, Jozefina Topalli prezanton partinë e re: Nuk do qendroj anash dhe të hesht! Tre partitë kanë marrë peng Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.010318040847778
array(1) { ["section"]=> string(135) "te-luftojme-krah-per-krah-mike-pompeo-ne-forumin-e-ballkanit-kemi-pare-nje-perhapje-te-anti-semitizmit-dhe-kjo-eshte-shqetesuese-225522" }