Të majtët festojnë fitoren e Shuaip Beqirit në Konispol (Foto)

Publikuar tek: politike, më 21:07 27-06-2015 Të majtët festojnë fitoren e Shuaip Beqirit në Konispol (Foto)

Të majtët kanë festuar sot në bashkinë e Konispolit fitoren e kandidatit të ASHE-së, Shuaip Beqirit. I pranishëm në ceremoninë e organizuar sot në mbrëmje ishte edhe deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima.

Beqiri ishte propozim i PS-së në këtë bashki i mbështetur nga PDIU, kundër dy kandidaturave të PD dhe PBDNJ-së. Konispoli zuri një vëmëndje të madhe gjatë zgjedhjeve, shkak për këte u bë mallkimi që kryeministri Edi Rama u bëri të gjitha atyre personave që kërkonin të mbillnin ndarje fetare dhe etnike në këtë zonë.

Ajo që ra në sy gjatë mbërmjes së sotme ishte pjesëmarrja e qytetarëve me etni greke në takimin e falenderimit të kandidatit socialist me banorët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036458015441895
array(1) { ["section"]=> string(66) "te-majtet-festojne-fitoren-e-shuaip-beqirit-ne-konispol-foto-14790" }