Të maskuar dhe me armë terrorizojnë 2 të moshuarit në Shkodër: Tregoni ku fshihet djali

Publikuar tek: aktualitet, më 23:36 06-03-2017 Të maskuar dhe me armë terrorizojnë 2 të moshuarit në Shkodër: Tregoni ku fshihet djali

Persona me maska kanë terrorizuar dy të moshuar në Shkodër, teksa kanë hyrë me forcë në shtëpi dhe kanë kërkuar në çdo vend për djalin.

Sipas të dhënave nga policia e Shkodrës, ngjarja ka ndodhur në Bushat, ku personat e armatosur kanë kërcënuar dy bashkëshortët e moshuar dhe iu kanë kërkuar të tregojnë se ku fshihej djali i tyre. Por pas konrollit të detajuar të banesës dhe heshtjes së të moshuarve, autorët janë larguar.

Personi që kërkohej nga dy autorët, kishte dalë nga burgu prej pak kohësh. Policia nuk ka dhënë ende emra por është vënë në ndjekje të dy personave të armatosur dhe të rrezikshëm.

Njoftimi i policisë:

Vau Dejës- Shkodër

Më datë 06.03.2017 rreth ores 19:30 njoftohemi se dy persona të maskuar, ku njëri dyshohet të ketë qënë i amatosur me armë zjarri (pistoletë) në fshatin Rranxa, Njësia Administrative Bushat, Bashkia Vau Dejës, kanë hyrë në banesën e shtetasit F. V, kanë kontrolluar banesën dhe kanë kërkuar djalin e shtetasit F. V, shtetasin P. V dhe më pas janë larguar.

Menjëhere kanë mbërritur shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se nuk ka dëmtime në njerëz dhe nuk kanë vjedhur gjë në banesë.

Po punohet për identifikim, kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Vjedhje me dhunë e mbetur ne tentative" e parashikuar nga neni 139 e 22 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tmerr në Tiranë, e moshuara gjendet e pajetë dhe e lidhur këmbë e duar
Tmerr në makinë, një femër e bllokuar në mes të flakëve pas aksidentit në Sauk »
Article Logic
Execution time: 0.012615203857422
array(1) { ["section"]=> string(92) "te-maskuar-dhe-me-arme-terrorizojne-2-te-moshuarit-ne-shkoder-tregoni-ku-fshihet-djali-70999" }