Të maskuar dhe me shishe Molotov, 4 persona tentojnë të djegin muzeun e alfabetit shqip në Maqedoni

Publikuar tek: aktualitet, më 11:49 07-03-2017 Të maskuar dhe me shishe Molotov, 4 persona tentojnë të djegin muzeun e alfabetit shqip në Maqedoni

Një tjetër sulm është shënuar sot në muzeun e alfabetit në Manastir në Maqedoni.

Persona ende të paidentifikuar mësohet ti kenë thyer xhamat dhe kanë tentuar ti vënë flakën muzeut.

Dyshohet se sulmi ka ardhur nga 4 shtetas maqedonas të maskuar

Sipas ministrisë së Brendshme në Maqedoni, në orët e para të mëngjesit të sotëm 4 persona të maskuar kanë tentuar t`i vënë flakën Shtëpisë së Alfabetit shqip në Manastir.

“Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi e ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Është kyçur edhe sektori i krimit të organizuar dhe shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit. Është urdhëruar edhe hapja e verifikimeve operative dhe plan operativ”, thuhet në njoftimin e ministrisë maqedonase.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dhunon fizikisht dhe psikologjikisht gruan, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari (Emri)
Gazetari i njohur publikon foton e fëmijërisë, ka më shumë kuptim seç duket »
Article Logic
Execution time: 0.0098690986633301
array(1) { ["section"]=> string(104) "te-maskuar-dhe-me-shishe-molotov-4-persona-tentojne-te-djegin-muzeun-e-alfabetit-shqip-ne-maqedoni-71047" }