‘Të mbaj një biznes për të mbijetuar, jo për të fituar, Basha publikon ankesën e biznesmenit të bar-restorantit: Koha nuk pret (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 08:35 20-10-2020 ‘Të mbaj një biznes për të mbijetuar, jo për të fituar, Basha publikon ankesën e biznesmenit të bar-restorantit: Koha nuk pret (VIDEO)

Biznesmeni Roland i një bar-restoranti e ka gjetur veten ditën e sotme në spotin e PD-së për planin e rimëkëmbjes ekonomike.

Biznesmeni e drejton këtë biznes prej 12 vitesh, ndërsa ankohet për pagesën e TVSH-së, taksën e tatim fitimit dhe përpos këtyre edhe taksat e bashkisë.

Nëpërmjet kësaj videoje, Lulzim Basha u kujton shqiptarëve edhe njëherë planin e rimëkëmbjes ekonomike me 5 pika propozuar nga PD. “Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!” thotë Basha.

“Jam Rolandi edhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. E di shumë mirë, njoh edhe zonën dhe vështirësitë e punës, çfarë do të thotë të zgjohesh në mëngjes deri në darkë, të privohesh nga fëmijët nga çdo gjë. Biznesi bën një xhiro rreth 33 milionë, shteti më kaloi me TVSH dhe paguaj rreth 1 milionë e 200 mijë lekë që me gjithë sigurimet më shkojnë rreth 6 milionë e gjys. Pret edhe taksën 5% tatim fitimi, këtë taks e paguan dhe ai që ndërton në bregdet dhe ai që ndërton palate, kjo nuk më duket e drejtë. Përpos kësaj vijnë dhe taksat e bashkisë, që nuk po e kuptojmë fare 75 mijë lekë taksë arsimi dhe taksë uji s’e marr vesh fare, herë pas here që na kanë rënuar pa mase. Unë e di shumë mirë çfarë do të thotë të dalësh me 120 mijë lekë minus dhe të mbash një biznes për me mbijetu, se harroje fitimin”- u shpreh biznesmeni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Pusho se të tregova se çfarë ke marrë nga zyra e atyre’, degjeneron debati mes Ahmetaj dhe Bardhit. Ish-deputeti: Nuk do i gëzosh lekët...
“Është vërtet FATKEQËSI”, Rama i përgjigjet hidhur Metës: Ka dalë komplet nga SHINAT, e TURPSHME dhe sekëlldisëse për të gjithë ne »
Article Logic
Execution time: 0.01130199432373
array(1) { ["section"]=> string(135) "te-mbaj-nje-biznes-per-te-mbijetuar-jo-per-te-fituar-basha-publikon-ankesen-e-biznesmenit-te-bar-restorantit-koha-nuk-pret-video-224395" }