Të mbijetuarit nga koronavirusi vazhdojnë luftën, dhurojnë gjak për trajtimin e pacientëve të tjerë

Publikuar tek: bota, më 16:59 02-04-2020 Të mbijetuarit nga koronavirusi vazhdojnë luftën, dhurojnë gjak për trajtimin e pacientëve të tjerë Foto ilustruese

Në Pavia të Italisë, disa pacientë të prekur nga koronavirusi janë duke u kuruar me gjakun e personave që e kanë mposhtur këtë sëmundje.

Kështu, pas marrjes së gjakut të pastër, janë zhvilluar antitrupat te personat e rinj. Të parët që dhuruan plazmën ishin një çift bashkëshortësh, njëherazi mjekë në Pieve Morone, dy nga të parët e infektuar me Covid-19 në provincën e Pavias, tanimë të shëruar plotësisht.

Protokolli i eksperimentit me terapi plazmatike u përgatit nga Shërbimi i Mjekësisë Imunologjike të Hematologjisë dhe Transfuzionit të San Matteo, Itali. Plazma është pjesa e lëngshme e gjakut të pastër, që mbetet pasi qelizat e kuqe, ato të bardha, tromocitet dhe përbërësit e tjerë qelizorë janë hequr. Plazma është komponenti më i madh i gjakut të njeriut, që përbën 55 përqind të tij dhe përmban ujë, kripëra, enzima, antitrupa dhe proteina të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010550022125244
array(1) { ["section"]=> string(105) "te-mbijetuarit-nga-koronavirusi-vazhdojne-luften-dhurojne-gjak-per-trajtimin-e-pacienteve-te-tjere-201093" }