Të mbledhur rreth zjarrit, 50 emigrantë të bllokuar në Doganën e Kapshticës kërkojnë ndihmë nga shteti: Duam të kthehemi në shtëpi

Publikuar tek: aktualitet, më 23:07 04-04-2020 Të mbledhur rreth zjarrit, 50 emigrantë të bllokuar në Doganën e Kapshticës kërkojnë ndihmë nga shteti: Duam të kthehemi në shtëpi Emigrantet shqiptare te bllokuar ne zonen neutrale, Dogana e Kapshtices

50 emigrantë shqiptarë të kthyer nga Greqia kanë mbetur të bllokuar në zonën neutrale në Doganën e Kapshticës mbrëmjen e sotme.

Sapo kanë mbërritur në zonën neutrale mes dy vendeve, emigrantët nuk janë lejuar të futen në tokën shqiptare për shkak të masave ndaj koronavirusit, ndërsa tashmë as autoritetet greke nuk i lejojnë të kthehen mbrapsht. Të mbetur në qiell të hapur, ata kanë ndezur një zjarr dhe janë mbedhur rreth tij për tu ngrohur pasi dhe temperaturat janë shumë të ulta.

Të 50 emigrantët kërkojnë ndihmë nga shteti shqiptar që të kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri, ndërsa në tokën shqiptare ata i presin familjarët që kanë shkuar t’i marrin. Emigrantët kanë mbetur të bllokuar pasi nuk kanë autorizim për të hyrë në territorin shqiptar.

Mes emigrantëve ka burra, gra, fëmijë të mitur dhe të moshuar, të cilët janë mbedhur të gjithë rreth zjarrit për tu ngrohur, duke mos respektuar as distancimin social me njëti-tjetrin. Ata thonë se deri tani nuk kanë asnjë komunikim nga shteti, as nga ai shqiptar dhe as nga ai grek, se çfarë do të bëhet me ta.

assdfsdf.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0091149806976318
array(1) { ["section"]=> string(135) "te-mbledhur-rreth-zjarrit-50-emigrante-te-bllokuar-ne-doganen-e-kapshtices-kerkojne-ndihme-nga-shteti-duam-te-kthehemi-ne-shtepi-201383" }