‘Të mëdhenjtë’ e kampionatit përulen me respekt para Miço PAPADHOPULLIT, ja cili ishte ‘Daja’, njeriu që nuk iu nda kurrë futbollit tonë (PROFILI-REAGIMET E KLUBEVE)

Publikuar tek: sport, më 13:07 16-10-2019 ‘Të mëdhenjtë’ e kampionatit përulen me respekt para Miço PAPADHOPULLIT, ja cili ishte ‘Daja’, njeriu që nuk iu nda kurrë futbollit tonë (PROFILI-REAGIMET E KLUBEVE) Miço Papadhopulli (d) u nda sot nga jeta

Partizani, Tirana dhe Vllaznia kanë përshëndetur për herë të fundit figurën e lartë futbollit shqiptar Miço Papadhopulli, i cili u nda  nga jeta sot në mëngjes në moshën 86-vjeçare.

Klubi me të cilin ai shkroi historinë dhe e ndihmoi të kthehej në një nga ‘’kalorësit’ e futbollit shqiptar Partizani renditi sukseset historike të Papadhopullit si lojtar dhe lider i të kuqve duke fituar 6 tituj kampion.

Ish-presidenti i FSHF-së ndërtoi një profil shumëngjyrësh në futbollin shqiptar që nga fusha e bletë e deri në drejtimin institucional.

Profili i shkurtër
Ai identifikohet si simbol i Partizanit dhe Kombëtares. Gjatë gjithë karrierës së tij, Papadhopulli mbajti numrin 3 në shpinë. Falë vendosmërisë dhe personalitetit të hekurt, ai mori nofkën ‘’Daja’’, për respektin e krijuar dhe urtësinë si dhe arriti të mbante me kurajo shiritin e kapitenit të të kuqve.

Me kryeqytetasit, Papadhopulli ka korrur suksese të jashtëzakonshme duke ngritur 6 herë titullin e kampionit të Shqipërisë: 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964. Por, ai nuk është i dashur dhe i adhuruar vetëm nga tifozeria e kuqe. Papadhopulli fitoi dhe dashurinë e të gjithë futbolldashësve shqiptar si në kohën kur luante, edhe në periudhën kur u angazhua në detyra të rëndësishme.

Me tërheqjen nga futbolli, ai u përkushtua në rolin e trajnerit. Për kontributin në edukimin sportiv, Miço Papadhopulli u gradua si Profesor Doktor i Edukimit Fizik.

Në demokraci, ai arriti të drejtonte edhe futbollin shqiptar si president i FSHF-së në vitet 1997-2002, periudhë kur Kombëtarja jonë arriti të regjistronte ndeshje dhe ballafaqime historike me Gjermanië e madhe.

Por, për merita të veçanta në fushën e sportit ai është vlerësuar me titujt ‘’Mjeshtër i Madh’’ nga ish-presidenti Bamir Topi në 75-vjetorin e lindjes si dhe mban titullin ‘’Mjeshtër i Merituar’’. Për kontributin e pandërprerë në të gjitha nivelet e futbollit shqiptar, ai u zgjodh nga FSHF-ja si president nderi i saj.

Reagimet e Partizanit, Tiranës dhe Vllaznisë për vdekjen e Miço Papadhopullit:


Partizani

LAMTUMIRE LEGJENDA E KUQE MIÇO PAPADHOPULLI

Me hidhërim të thellë Klubi i Futbollit Partizani njofton sot, ndarjen nga jeta në moshën 86-vjeçare të një prej figurave më të mëdha të futbollit shqiptar, Miço Papadhopulli. Ish-futbollist i Partizanit, trajner dhe pedagog në Institutin e Fiskulturës, me titullin Prof.Doktor, një nga figurat më të spikatura në futbollin dhe sportin shqiptar.
Miço Papadhopulli ka lënë shenjë në drejtimin e futbollit në Shqipëri, nga viti 1997-2002, duke qenë President i Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe prej vitit 2002 President Nderi i këtij Institucioni. Si një nga futbollistët më të mirë të viteve 1950-1960, “Daja” siç e njohin të gjithë fitoi plot 6 tituj kampion të Shqipërisë me Partizanin, në vitet 1957, 1958, 1959, 1961, 1963, 1964.
Me të kuqtë ai nuk do të mjaftohej vetëm me titujt, pasi në fushë ishte një lider që shtynte ekipin drejt sukseseve. Përgjatë kësaj periudhe, Miço Papadhopulli ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit në klubin e Partizanit. Me skuadrën e lavdishme të asaj kohe Papadhopulli fitoj medaljen e argjendtë në turnetë ndërkombëtar të Laipcig të Gjermanisë(1958) dhe në Hanoi të Vietnamit(1963).
“Mjeshtri i madh”, “Mjeshtëri i Merituar”, Miço Papadhopulli i fitoi të gjitha në jetën e tij profesionale, por mbi të gjitha respektin e të gjithë komunitetit dhe qytetarëve që e njihnin, si një njeri të qeshur dhe shumë human.
Në këtë moment të vështirë për të gjithë, për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, Klubi i Futbollit Partizani i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.
Homazhet në nder të Miço Papadhopullit, do të zhvillohen ditën e sotme në ambientet e Muzeut Kombëtar, nga ora 12:00 deri në orën 15:00.
U PREHSH NË PAQE LEGJENDA E KUQE MIÇO PAPADHOPULLI!


Tirana
Sot në moshën 86-vjeçare është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Partizanit, trajneri, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidenti i nderit prej vitit 2002, profesor doktor Miço Papadhopuli. Klubi i Futbollit Tirana shpreh ngushëllime dhe i gjëndet pranë familjes e të afërmve duke vlerësuar kontributin shumë të madh të Miço Papadhopulit në Sport por edhe në jetën shoqërore. I paharruar kujtimi i tij.


Vllaznia

NGUSHËLLIM
Sot është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare ish-futbollisti i Partizanit, trajneri dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Miço Papadhopulli.
KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërme të tij duke vlerësuar kontributin e tij të dhënë në futboll si sportist, si trajner dhe si drejtes. I paharruar kujtimi i tij!

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007472038269043
array(1) { ["section"]=> string(164) "te-medhenjte-e-kampionatit-perulen-me-respekt-para-mico-papadhopullit-ja-cili-ishte-daja-njeriu-qe-nuk-iu-nda-kurre-futbollit-tone-profili-reagimet-e-klubeve-182306" }