Të mësojmë ABC shqipe, në Zyrih krijohet klasa shqiptare, ambasada shpërndan librat

Publikuar tek: rajon, më 10:09 29-09-2020 Të mësojmë ABC shqipe, në Zyrih krijohet klasa shqiptare, ambasada shpërndan librat

Një klasë e re në gjuhën shqipe është hapur nga mësueset Albulena Jusufi, Mimoza Bejkollari Dako dhe Teuta Idrizi Myrtaj në Oetëil am See të Zyrihut.

Sipas informacionit të dhënë nga ambasada e Shqipërisë në Bern të Zvicrës, mësimi do të zhvillohet cdo të hënë nga ora 16.30 deri në orën 18.15.

“Ishte kënaqësi e madhe të shihnim nxënësit e interesuar për abetaren, gjuhën, historinë, gjeografinë dhe kulturën shqiptare”, shkruhet në njoftimin e ambasadës shqiptare të Bernës.

Për t’u takuar me mësuesit dhe nxenësit, është kujdesur Valon Gashi, këshilltar në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bernë, që vec prezencës, ka cuar në shkollën e re edhe librat e sjellë nga Shqipëria.

Ndërkohë, për t’u vlerësuar puna e ambasadës dhe mësuesve që nuk lejojnë që fëmijët e lindur dhe të rritur jashtë trojeve shqiptare, të harrojnë gjuhën shqipe.

120336983_344057196839985_4885481260290663594_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098369121551514
array(1) { ["section"]=> string(88) "te-mesojme-abc-shqipe-ne-zyrih-krijohet-klasa-shqiptare-ambasada-shperndan-librat-222064" }