Policia ka vënë në pranga dy të mitur 15 dhe 16 vjeç në prani të prindërve dhe psikologut pasi janë kapur me lëndë narkotike.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit me iniciale M. B dhe F. H, të datëlindjes 15 vjeç dhe 16 vjeç banues në Tiranë, sepse ju gjetën e sekuestruan 440 gram me gjithë amballazh, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Materialiet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.