‘Të ndalojnë procedurat për zgjedhjet’, Biba ‘përplaset’ me Zgurin, kryetari i KQZ braktis mbledhjen

Publikuar tek: aktualitet, më 13:55 13-06-2019 ‘Të ndalojnë procedurat për zgjedhjet’, Biba ‘përplaset’ me Zgurin, kryetari i KQZ braktis mbledhjen

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri ka braktisur edhe ditën e sotme mbledhjen, ku po diskutohej dekreti i Metës për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Zguri kërkoi të anullohen procedurat për zgjedhjet, mirëpo nënkryetari i KQZ Denar Biba e ka kundërshtuar.

‘Kam dy vendimmarrje, por kush mundet të më thotë se akte të pavlefshme vendosen në fletoren zyrtare të shtetit. Bëhet fjalë për një dekret që është hedhur në fletoren zyrtare, në njërën anë kam Presidentin e Republikës dhe nga ana tjetër ministrinë e Mbrojtjes. Kush jam unë, që duhet t'i ballafaqoj vendimmarrjen e këtyre insitucioneve.

Për ta mbyllur, unë kam të njëjtin mendim si herën e parë. Kjo kërkesë do ta tejkalojë edhe atë që këtu është shkruar dhe kërkuar. Për të gjithë arsyet që thashë mendoj se KQZ duhet të ndalojë të gjitha procedurat për zgjedhjet e 30 qershorit’, tha Zguri.

‘Kush tha që je i fundit me dhënien e fjalës?’, iu kundërpërgjigj Biba, duke sjellë revoltimin e kreut të KQZ

‘Nëse doni të abuzoni vazhdoni’, deklaroi Zguri dhe braktisi mbledhjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025846004486084
array(1) { ["section"]=> string(101) "te-ndalojne-procedurat-per-zgjedhjet-biba-perplaset-me-zgurin-kryetari-i-kqz-braktis-mbledhjen-168076" }