Kjo foto është shkrepur nga gazetarja Denisa Canameti vetëm disa minuta më parë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.
Një statujë e një gruaje nudo, mbi barrelë dhe me zinxhir te këmbët, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në Shërbimin e Neurokirurgjisë ndërsa mbetet ende enigmë autori dhe mesazhi që ka dashur të përcjellë.
Ngjyrat bardhezi të fotos, shtojnë dozën e dramacitetit që përcjell qendrimi i gruas-statujë dhe thellon edhe më shumë misterin.