‘Të pabr*kë ju gjeti dreka…’, Lefter Maliqi ashpërson tonet në Kuvend: Içik e ngriti zërin Bushati dhe e degjeneruat, i keni vënë TCH mbrapa

Publikuar tek: politike, më 12:31 19-09-2019 ‘Të pabr*kë ju gjeti dreka…’, Lefter Maliqi ashpërson tonet në Kuvend: Içik e ngriti zërin Bushati dhe e degjeneruat, i keni vënë TCH mbrapa Lefter Maliqi

Me tone të ashpra ka folur ditën e sotme në Kuvend deputeti i opozitës Lefter Maliqi, i cili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kapur institucionet.

Maliqi e ka nisur fjalën me vargjet e poezisë së Ali Asllanit “Hakërrimë”, ndërsa pretendon se mazhoranca nuk do që të bëhet vettingu që të mos dalin lakuriq.

Sipas Maliqit asnjë ministër apo deputet i PS-së nuk mund të ngrejë zërin ndaj Edi Ramës, ndërsa përmendi deklaratat e ish-ministrit Ditmir Bushatit ku i ka dalë kundër kryeministrit.

“Unë do citoj 2-3 rreshta të Reshat Arbanës “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhep e mbushni arka, të pabr*kë ju gjeti dreka, milionerë ju gjeti darka”. Ju nuk doni të bëhet Vettingu, pasi dilni lakuriq. Po të bëhet Vettingu, ju dhe disa ish-ministra të opozitës, e dini si dilni ju, nuk e dini ku i keni vilat. Ky sistem pas 2008 nxori kriminelë me pranga, kryebashkiakë të arrestuar në Itali, Greqi e kudo.

A e dini çfarë ka pjellë ky Kuvend? Milionerë, të pasur, që blejnë votat në çdo qendër votimi. Në zonën time të vijë Rama të konkurrojë pa lekë, zonë me 6 qendra votimi, po fitoi i jap dorën. Rama dhe Basha vazhdojnë të kenë marrëveshje. Këta nuk duan të ndryshojnë sistemin parlamentar, sepse kanë frikë. Ju deputetët guxoni të dilni kundër Ramës? Içik e ngriti zërin Bushati dhe e degjeneroi si ministër, e hoqi si drejtues në Shkodër, dhe tani i ka vënë Top Channel mbrapa që merret me të deri në 11 të natës. Ky është sistemi i fëlliqur i këtyre, për t’i marrë të gjitha sistemet për vete. Kush janë dy-tre të fortët që bëjnë emërimet?”, tha Maliqi.

Deputeti proprozoi të bëhet një marrëveshje të ndryshohet sistemi zgjedhor

“E shkatërruan këtë vend, unë jam që të bëhet një marrëveshje të ndryshohet sistemi zgjedhor dhe të shpëtojë ky vend. Ju këtu keni thënë “do arrestohet Ilir Meta”, por i pari është “peshkaqeni”, që ka miliona e miliona, ka dhe Surrelin. Ju nuk jetoni me realitetin, juve s’ua mban të vini në zonë të takoni qytetarët. Kanë ikur 300 mijë shqiptarë, se po të ishin ato këtu e kishin marrë këtë të gjatin e kishin hedhur në kosh plehrash. Nëse e doni këtë vend, duhet të ndryshohet sistemi elektoral”, deklaroi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1855001449585
array(1) { ["section"]=> string(141) "te-pabr-ke-ju-gjeti-dreka-lefter-maliqi-ashperson-tonet-ne-kuvend-icik-e-ngriti-zerin-bushati-dhe-e-degjeneruat-i-keni-vene-tch-mbrapa-179003" }