Të paktën 13 të arrestuar në protestat në Portland

Publikuar tek: bota, më 12:29 18-08-2019 Të paktën 13 të arrestuar në protestat në Portland

Më shumë se një duzinë u arrestuan për sjellje të pahijshme dhe përdorim të paligjshëm armësh në Portland të shtetit Oregon, gjatë asaj që shefja e policisë e përshkroi si një "ditë të gjatë dhe të mundimshme" të protestave dhe kundër protestave.

 

Shefja e policisë, Danielle Outlaw, tha se të paktën 13 veta u arrestuan dhe gjashtë veta pësuan lëndime të lehta. Shufra metalike, mburoja e gjësende të tjera u konfiskuan nga forcat e policisë.

Protesta ishte organizuar nga grupi i së djathtës së skajshme “Proud Boys”. Përballë tyre ishte grupi i veshur me të zeza i protestuesve antifashist.

Danielle Outlaw tha se autoritetet arritën të mbajnë grupet larg njëri tjetrit.

Zëdhënësja e policisë tha se në një periudhë të ditës rreth 1 mijë e 200 veta ishin në rrugë por numri ra në rreth 400 syresh më vonë pasdite.

Kryebashkiaku i Portlandit, Ted Wheeler tha se afro 1 mijë oficerë të policisë së Portlandit ishin në terren të shtunën të ndihmuar nga Policia Shtetërore e Oregonit, forca të tjera policie dhe FBI-ja./voa/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02911901473999
array(1) { ["section"]=> string(57) "te-pakten-13-te-arrestuar-ne-protestat-ne-portland-175682" }