“Të paktën 7 deputetë votuan më shumë se një kryeprokuror”, ISP konstaton problemin me votimin në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 11:29 06-12-2019 “Të paktën 7 deputetë votuan më shumë se një kryeprokuror”, ISP konstaton problemin me votimin në Kuvend Olsian Çela pas betimit si kryeprokuror i ri

Instituti i Studimeve Politike konstaton të paktën tre probleme në procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm sidomos nga Kuvendi.

Një prej problemeve ka të bëjë me votimin e tre kandidatëve në Kuvend. ISP ngre pyetjen se çfarë mund të ndodhë në një skenar kur të paktën dy kandidatë marrin mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur kryeprokuror.

Po ashtu, rezulton se depuetët, të paktën 7 prej tyre në rastin në fjalë, kanë votuar më shumë se një kandidat për Prokuror të Përgjithshëm.

Konstatimi i ISP për votimin në Kuvend:

Problemi i dytë lidhet me aplikimin e votimit të tre kandidatëve në mënyrë të veçuar. Kjo praktikë është korrekte me Rregulloren e Kuvendit, por krijon një situatë paradoksale: në votimin e parë kandidati Çela fitoi 101 vota dhe për pasojë u zgjodh për Prokuror të Përgjithshëm. Çfarë do të ndodhte nëse edhe në dy votimet e tjera të kandidatëve rivalë të kishte votë të cilësuar mbi 100 pro? A është e mundur ky skenar? Në votimin për kandidaten Arta Marku votuan pro 11 deputetë, në votimin për kandidaten Fatjona Memçaj votuan pro 8 deputetë, pra në total 19 deputetë. Në votimin për kandidatin Çela ishin kundër ose atestues vetëm 12 deputetë, pra edhe matematikisht rezulton se së paku 7 deputetë kanë votuar më shumë se një Prokuror të Përgjithshëm. Vetë votimi dje tregoi se votat pro për Prokuror të Përgjithshëm janë 120 nga 113 deputetë të pranishëm, pra së paku 19 deputetë kanë votuar për më shumë se një kandidat për prokuror të përgjithshëm! Në të kaluarën ka pasur raste kur Kuvendit pas zgjedhjes së kandidatit të parë nuk ka votuar kandidatët e tjerë duke e konsideruar të panevojshme, siç ka pasur raste të votimit konkurrues me listë kandidatësh ku fitues shpallet individi më me shumë vota apo raste të votimit me emra të ndarë, siç u praktikua dje. Në funksion të transparencës dhe votës së përgjegjshme të deputetëve do të kishte qenë shumë më produktive që praktikat të unifikohen për çdo rast dhe për çdo kandidat që zgjidhet në Kuvend.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.081825971603394
array(1) { ["section"]=> string(108) "te-pakten-7-deputete-votuan-me-shume-se-nje-kryeprokuror-isp-konstaton-problemin-me-votimin-ne-kuvend-188587" }