‘Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë’, Braçe i përgjigjet Macron për ‘azilantët’: I bëjmë ne punët tuaja më të rënda

Publikuar tek: politike, më 21:42 18-10-2019 ‘Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë’, Braçe i përgjigjet Macron për ‘azilantët’: I bëjmë ne punët tuaja më të rënda Zëvendës kryeministri Erion Braçe

Zëvendës kryeministri Erion Braçe reagon pas vendimit të vendeve të BE për të mos hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Teksa falenderon vendet që i dolën krah Shqipërisë, Braçe ndalet te Franca dhe i përgjigjet presidentit Macron për azilkërkuesit nga Shqipëria. Zv.kryeministri thotë se kush pretendon se na njeh ne (shqiptarët) prej “azilantëve” nuk na njeh hiç pasi duhet të hedhë sytë nga tregu i punës.

“Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme, nuk na njeh hiç; duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por oferte në atë treg;

I BEJME NE PUNET TUAJA, MADJE ME TE RENDAT, MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!”, shkruan ndër të tjera Erion Braçe.


Reagimi i plotë i Braçes:

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka, zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës, aspiratën tonë evropiane, te përjetshme, ja dëshmon kujtdo që s’na njeh, zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian! Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne, zoti Sassoli, president i Parlamemtit Evropian!


Ju jemi mirënjohës pa fund! Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme, nuk na njeh hiç; duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por oferte në atë treg;

I BEJME NE PUNET TUAJA, MADJE ME TE RENDAT, MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.060187101364136
array(1) { ["section"]=> string(124) "te-pakten-ti-njihni-shqiptaret-si-punetore-brace-i-pergjigjet-macron-per-azilantet-i-bejme-ne-punet-tuaja-me-te-renda-182634" }