TË PAQETHUR, TË PARRUAR, TË PALARË!

Publikuar tek: pa-stres, më 09:01 28-09-2019 TË PAQETHUR, TË PARRUAR, TË PALARË! Edi Oga

Nga Edi Oga ekskluzivisht për newsbomb.al *Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i këtij materiali

Kam gati tridhjetë vite që dëshiroj më tepër se çdo gjë në Botë, që Shqipëria ime të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian! Sa më tepër kalon koha, aq më pak shpresë më mbetet se kjo do të ndodhë për sa kohë që është akoma një gjë e mirë për shqiptarët...

Ka mbi njëmijë arsye pse nuk na do Evropa. Meqë Gjermania në emër të Evropës na vuri nëntë  kushte, unë do të rradhis nëntë fakte për të cilat evropianët nuk kanë arsye të duan të na kenë midis tyre! Jam i bindur se çdokush nga ju mund të gjejë nëntë fakte të tjera të ndryshme nga këto, të cilat po ti mbledhësh dhe t'i lexosh të gjitha përnjëherë, bindin edhe më injorantin që ne nuk jemi akoma gati për t'u bërë pjesë e familjes së qytetëruar evropiane!

1. Ne hedhim letra dhe ambalazhe në rrugë dhe nuk dënohemi. Në Evropë të dënojnë!

2. Ne nuk i mbledhim të pëgërat që qentë dhe macet tona lëshojnë në rrugë. Në Evropë gjobisin nëse nuk të gjejnë me qesen përkatëse në xhep!

3. Ne i shkelim rregullat e qarkullimit dhe dënohemi vetëm kur polici që na ndalon nuk e njeh asnjë nga emrat e shefave që u themi. Në Evropë nuk të falin, kushdo që të jesh!

Dikujt këto mund t'i duken gjëra të vogla dhe banale. Ja disa të tjera më pak banale:

4. Neve nuk na pëlqen të mbajmë rradhë. As evropianëve, por ata e respektojnë atë.

5. Ne marrim diploma, mastera, doktoratura me lekë ose me mik. Ne Evropë kjo nuk ndodh!

6. Ne nuk njoftojmë policinë kur shohim që dikush rreh fëmijët e tij, evropianët ta sjellin policinë tek dera. (Vë bast që shumica e shqiptarëve nuk e kuptojnë ç'të keqe ka për atë vetë kur dikush tjetër rreh fëmijët e tij?!)

Dikujt, këto më lart mund t'i duken jo edhe aq përcaktuese në raport me faktin nëse na pranojnë evropianët apo jo. Askush nuk është i përsosur dhe këto më lart mund të rregullohen me kalimin e kohës. Mbase, por hidhini një sy këtyre më poshtë:

7. Në Evropë populli ngrihet në protestë kur mendon se një rritje çmimi apo një taksë e re është e padrejtë.

Ne nuk e qethim...

8. Ne Evropë, as nuk imagjinohet të deformohet vullneti i votës së qytetarëve.

Ne nuk e rruajmë...

9. Në Evropë populli ngrihet dhe të shkul gurmazin kur e paguan ujin dhe nuk i vjen në rubinet.

Ne thjesht nuk lahemi...

Për çfarë mund t'i duhet pranë vetes evropianit një i paqethur, i parruar dhe i palarë?!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « DY FËMIJË NË OKB
»
Article Logic
Execution time: 0.0074341297149658
array(1) { ["section"]=> string(39) "te-paqethur-te-parruar-te-palare-180061" }