‘Të parandalojmë ‘dimrin ekonomik’’, Basha propozon paketën me 5 pika për zonat e prekura nga tërmeti: Nga anullimi i faturave të energjisë deri tek përjashtimi i TVSH-së

Publikuar tek: aktualitet, më 14:47 09-12-2019 ‘Të parandalojmë ‘dimrin ekonomik’’, Basha propozon paketën me 5 pika për zonat e prekura nga tërmeti: Nga anullimi i faturave të energjisë deri tek përjashtimi i TVSH-së

Kryedemokrati Lulzim Basha ka propozuar pesë pika për të gjitha subjektet e prekura nga tërmeti. 

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se këto pika do të shërbejnë për të ndalur futjen e Durrësit në një ‘dimër ekonomik’ me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve.

Sipas Bashës, gjithçka duhet të fillojë nga anullimi i takstës së pasurisë për periudhën e rindërtimit deri tek pezullimi i pagesave të faturave të energjisë dhe ujit gjatë kohës së katastrofës natyrore.

Statusi i plotë:

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një "dimër ekonomik" me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste.

78533539_2808044622580034_2373783593630564352_o.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076489448547363
array(1) { ["section"]=> string(171) "te-parandalojme-dimrin-ekonomik-basha-propozon-paketen-me-5-pika-per-zonat-e-prekura-nga-termeti-nga-anullimi-i-faturave-te-energjise-deri-tek-perjashtimi-i-tvsh-se-188873" }