Të përjashtuarit nga ndihma ekonomike, reagon deputetja: Janë hequr të varfërit, ja SHIFRA e saktë

Publikuar tek: politike, më 15:27 28-02-2018 Të përjashtuarit nga ndihma ekonomike, reagon deputetja: Janë hequr të varfërit, ja SHIFRA e saktë

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e ftuar në News24 është duke folur për ndryshimet në skemën e ndihmës ekonomike.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama u shpreh se janë hequr rreth 20 mijë familje të cilat janë në kushte të mira ekonomike, dhe nuk i plotësojnë kriteret për ta përfituar atë.

Sakaq, deputetja Vokshi shprehet se sipas të dhënave që disponon, rezulton se janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike rreth 30 mijë familje, dhe të gjitha janë familje me kushte të vështira ekonomike.

“PD ka shprehur shqetësim në lidhje me pastrimin e skemës së ndihmës ekonomike. Nuk janë 20 mijë familje, numri shkon dhe në 30 familje që janë përjashtuar pa asnjë kriter, 90 % e rasteve janë familje që duhet të jenë në skemën e ndihmës ekonomike.”- është shprehur deputetja e PD-së.

Sakaq, është dakord që të gjithë abuzuesit të ndëshkohen dhe të ndiqet rruga e drejtësisë për shkelësit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012794017791748
array(1) { ["section"]=> string(102) "te-perjashtuarit-nga-ndihma-ekonomike-reagon-deputetja-jane-hequr-te-varferit-ja-shifra-e-sakte-111764" }