Një përfaqësi e të përndjekurve politikë kanë zhvilluar sot një takom me presidentin Nishani ku kanë diskutuar rreth shqetësimeve të tyre lidhur me ligjin për hapjen e dosjeve dhe dënimin e krimeve të komunizmit.
Pas takimit grupi i të përndjekurve politik janë shprehur të kënaqur për mbështetjen e marrë nga Nishani për kërkesat që ata kanë paraqitur. “Parashturam të gjitha kërkesat tona për hapjen e dosjeve në tërësi dhe të dënohen krimet e komunizmit. Kërkuam që të kremtohet 25 vjetori i rrëzimit të komunizmit siç i ka hije. Kemi marrë përkrahjen e Nshanit”, tha një përfaqësues i grupit të të përndjekurve.
Ata u shprehën se Presidenti duhe të ketë mbështetje nga e gjithë politika dhe institucoinet. “Rilindja e qeverisë duhet të fillojë me hapjen e dosjeve”, u shprehën përfaqësuesit e të përndjekurve.