'Të përzënë me bisht ndër shalë', Paloka: Rama i veshur me antiplumb në Kukës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:57 06-04-2019 'Të përzënë me bisht ndër shalë', Paloka: Rama i veshur me antiplumb në Kukës

Nënkryetari PD, Edi Paloka thotë Rama nuk mund të qendrojë më si kryeministër i një populli që e urren.

Sipas Palokës, dje në Kukës, Rama edhe pse shkoi me mijëra forca policore ai veshi antiplumb e nuk guxoi të ballafaqoheshe me qytetarët.

'Por një gjë është e sigurt, njerëzit kanë nevoje për një qeverisje dhe një kryeminister normal, prandaj po të përzënë kudo që shkon me bisht ndër shalë', shkruan mes te tjerash Paloka.

Postimi i plotë:

Nuk mund te qendrosh me kryeminister i nje populli qe te urren dhe e urren.
Dje ne Kukes, edhe pse solle mijera forca, perfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prape nuk guxove te ballafaqoheshe me qytetaret por mblodhe me detyrim administraten e deri nxenesit e shkollave me canta ne krah, per te zbrazur urrejtjen tende per shqiptaret.
Nuk te duan me, jo kuksianet por shumica e shqiptareve. Kjo nje njeri normal do ta bente te reflektonte por nje si ty e terbon.
Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancen tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithe Shqiperine e dje ne Kukes. Por nje gje eshte e sigurte, njerezit kane nevoje per nje qeverisje dhe nje kryeminister normal, prandaj po te perzene kudo qe shkon me bisht nder shale. Jane qytetaret e vertete e normal te ketij vendi. Asnjeri prej tyre nuk eshte i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukes ishe ti Edvin...

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016923904418945
array(1) { ["section"]=> string(80) "te-perzene-me-bisht-nder-shale-paloka-rama-i-veshur-me-antiplumb-ne-kukes-159410" }